Rriten ndjeshëm të ardhurat e njerëzve me ndikim në rrjetet sociale

Të ardhurat e siguruara nga njerëzit më me ndikim në mediat sociale janë rritur meteorikisht në vitet e fundit, sipas një raporti të ri të publikuar nga rrjeti britanik BBC. Firma e marketingut Izea doli në përfundimin se çmimi mesatar i një fotografie të sponsorizuar në Instagram ka arritur nga 134 dollarë (104 £) në vitin 2014 në 1.642 dollarë (1,276 £) në 2019.

Markat duken të gatshme të paguajnë në mënyrë të palodhur për të sponsorizuar postime, video, histori dhe blogje. Por një ekspert marketingu këmbëngul se kjo nuk do të thotë fundi i reklamave tradicionale. Raporti shikonte përmbajtjen e sponsorizuar në Facebook, YouTube, Instagram dhe blogje, duke ekzaminuar normat e negociuara nga 2014 deri në 2019.

Nga ata që konsiderohen mikro ndikues, pra njerëz me më pak se 100 mijë ndjekës e deri tek personat e famshëm, u zbulua se përmes rrjete sociale fitohen shumë para. SIpas gjetjeve, kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në Instagram është rritur 44% vetëm nga 2018 në 2019. Për një postim të sponsorizuar në blog, ai është rritur nga 7.39 $ në 2006 në 1,442 dollarë në 2019. Videot në YouTube komandojnë tarifat më të larta, katër herë më shumë se forma tjetër e përmbajtjes së sponsorizuar, deri nga 420 dollarë në 2014 në 6,700 dollarë në 2019. Një azhornim i statusit në Facebook është rritur nga 8 dollarë në 2014 në 395 dollarë në 2019. Një postim në Twitter është rritur nga 29 dollarë në 2014 në 422 dollarë në 2019.

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz nxitojnë për t’u bërë ndikues të mediave sociale, industria po përballet me më shumë kontroll nga rregullatorët. Muajin e kaluar, tre influencues të rrjeteve sociale u përballen me bllokimin e kontentit që ata kishin postuar për disa produkte diete që sipas ekspertëve ishin reklama të papërgjegjshme.

Në fillim të vitit, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve paralajmëroi që disa postime mund të thyejnë ligjin e konsumatorit nëse nuk e sqarojnë se fotot e tyre kanë përmbajtje reklamore. Një nga artistet e para që ra dakort me kushtet e reja ishte edhe këngëtarja me origjinë Shqiptare Rita Ora që ka një numër të madh ndjekësish në media sociale dhe gjithashtu është imazh i disa kompanive kryesore ndërkombëtare.

/Hapur.al/