‘Jetoj me Norën’, Robert Berisha i konfuzoi sërish të gjithë

Ndarja e Norës dhe Robertit i çuditi, por edhe i mërziti fansat e çiftit. Ata deklaruan se nuk janë më bashkë, por që gëzojnë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Mirëpo, në daklaratat e fundit, ai ka lënë vend për një ribashkim. Pse? Më parë ai ka thënë se do të ketë gjithmonë dashuri për Norën dhe se vetëm vdekja e ndan nga mamaja e vajzës së tij.

E radhës është intervista për “Glamour Zone”, ku ai është shprehur se ata nuk janë ndarë, por kanë një pauzë në marrëdhënien e tyre.

“Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk jemi bashkë! Ne nuk jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo që shkruhet nëpër portale, nuk ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Por siç tha edhe ti, mund të ketë një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. E sheh ku je, ku s’je”,-u shpreh Roberti.

Ai ka vazhduar më tutje, duke thënë se jeton edhe me Norën dhe vajzën.

“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër. kështu që, pak aty, e pak aty! Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renees”,-u shpreh Roberti.

Me këto deklarata të Robertit, ka vend për shpresë për një ribashkim.

/RevistaClass/