Tashmë u bënë disa muaj që Holliwood po “zien” nga lajmet e ngacmimeve seksuale.
Këtë herë akuza për ngcamim seksual nuk ka ardhur nga një femër, por një mashkull.
Bëhet fjalë për aktorin Brendan Fraser, i triologjisë “La Mummia”, i cili për revistën GQ, ka rrëfyer tronditjen e tij kur në vitin 2003 Philip Berk, në atë kohë president i Hollyëood Foreign Press Association ka tentuar të abuzojë me të. Rrëfimi i aktorit vjen në kuadër të lëvizjes #metoo.
Fraser rrëfeu se gjendej së bashku me Berk në një event në Beverly Hills Hotel në Los Angeles kur ai e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme dhe të papritur: “Dora e tij e djathtë më preku papritmas në të ndenjura, ndërkohë që me gishta nisi të më prekë në pjesët intime. U ndjeva keq. Si një fëmijë. U ndjeva sikur kisha një top në fyt. Mendova se do të ia plasja të qarës”-rrëfeu aktori.
Ishte viti 2003 dhe Fraser ishte ngritur menjëherë dhe ishte larguar ndërkohë që më pas këtë episod ia kishte rrëfyer edhe bashkëshortes së tij, por asgjë më shumë, nga frika se mos karriera e tij do të shkatërrohej: “A jam akoma i frikësuar? Sigurisht që po”,-rrëfeu aktori, i cili foli për herë të parë dhe kaq hapur për këto ngacmime: “E ndjej se duhet të them diçka. Patjetër që po. Kam kaluar shumë. A jam menduar dy herë para se ti tregoja këto? Sigurisht që po”.
Pas atij incidenti, Fraser rrëfeu se kishte kaluar në depresion, kishte fajësuar veten dhe se ishte bërë gjithnjë e më shumë i vetmuar. Por pas kësaj ngjarjeje, aktori sigurisht ka pasur edhe penalizime, pasi ai nuk u kontakua më nga Foreign Press Association, dhe që prej 2003 ai nuk u ftua më në ceremoninë e Golden Globes.
Në lidhje me ngjarjen Berk kishte folur edhe në librit e tij autobiografik, duke treguar se ishte vëtem një shaka e vogël, dhe përfshirja e saj në libër ishte një formë shfaqsimi, pasi sipas tij nuk kishte asnjë qëllim të keq.