Këngëtari Justin Bieber duket se është duke punuar për një projekt të ri për në vitin 2020. Pas rreth 4 vitesh shkëputje nga muzika, fansat e tij aludojnë se bëhet fjalë pikërisht për albumin e tij më të ri.
Ai ka publikuar një foto në rrjete sociale ku shkruhet “2020” pa dhënë detaje të tjera.
Përveç faktit që mendojnë se do të jetë një album i ri, fansat e Bieber kanë shkruar se në këtë mënyrë ai po i shpall ‘luftë’ ish të dashurës së tij Selena Gomez, pasi edhe ajo ka treguar se në vitin 2020 do të publikojë albumin e ri.
Gomez ka publikuar deri tani vetëm dy këngë nga ky album “Lose you to love me” dhe “Look at her now”, të cilat kanë qenë dedikim për Bieber.
/Opinion.al/