Beyonce, Kim, Rihanna, Teigen deklarohen se mashtrojnë për mënyrën e jetesës kundrejt biznesit

Kemi parë shpesh motrat Kardashian të reklamojnë disa vitmanina në formë karamelesh, që sipas tyre shërbejnë për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokëve. Beyonce deklaroi se kishte mbajtur një dietë 22 ditore për të humbur shumë kilogramë në një kohë kaq të shkurtër. Rihanna dhe Chrissy Teigen i bënë të gjithë të besonin se marrja e disa vitaminave përmes gjakut ishte një metodë e shëndetshme për mirëmbajtjen e organizmit.

Advertisement

Të gjitha këto janë cilësuar si mashtrimet më të mëdha të yjeve nga Shoqata Britanike e Dietologëve. Sipas tyre, vitaminat e famshme të motrave Kardashian nuk vlejnë aspak për atë çka shiten në të vërtetë. Nuk ekziston as më e vogla provë se qëndron një lidhje e pamohueshme mes ‘karameleve’ dhe flokëve. Dieta prej vetëm 22 ditësh e Beyonce, bazuar në ushqimet vegane, është hedhur poshtë nga të njejtit dietologë, të cilët kanë deklaruar se është krejtësisht e pamundur që të humbasësh shumë kilogramë, në aq pak kohë, vetëm nëpërmjet një mënyre të shëndetshme të të ushqyerit.

Për sa i përket metodës së propozuar nga Rihanna dhe Teigen, ata kanë deklaruar se një mënyrë e tillë, jo vetëm që nuk shërben për asgjë, por mund të shndërrohet edhe në një faktor të rrezikshëm për shëndetin. Sipas ekspertëve, ka një arsye pse yjet e showbizit futen në lojë me të tilla mashtrime: me vetëdije ose jo, ato shfrytëzohen nga kompanitë e mëdha apo të tjera biznese për të reklamuar në maksimum produktet dhe shërbimet që ofrojnë.

Bëni kujdes, jo gjithçka që rekomandojnë emrat e njohur vlen domosdoshmërisht për t’u provuar…!

/News31.al/