Vetëm 19-vjeç, modelja shqiptare do të bëhet pjesë klipit të ardhshëm të Ariana Grande

Ariana Grande është ndër emrat më të dëgjuar të momentit në industrinë e muzikës botërore. Në klipin e saj të ardhshëm do të marrë pjesë një modele shqiptare, e cila po ngjit hap pas hapi shkallët e suksesit në fushën e modelingut.

Klaudia Kalia ka qenë e ftuar ditën e djeshme në ‘Ftesë në 5’, ku ka treguar se prej muajit gusht, ka arritur të nënshkruajë një kontratë me ‘Fashion TV’.  Jo vetëm kaq, pasi 19-vjeçarja ka zbuluar gjithashtu se pas kësaj, i kanë kërkuar të marrë pjesë në klipin e Ariana Grande. “Një fotograf i huaj që më ka pëlqyer shumë, ka xhiruar një klip të Ariana Grandes. Më ka pëlqyer shumë te disa video që kam bërë te Fashion Tv dhe më tha që nëse ke dëshirë, unë do të xhiroj edhe një klip tjetër që të jesh pjesë e tij”, është shprehur Klaudia.

Advertisement

Duket se kontrata me ‘Fashion TV’ ka qenë çelësi i suksesit për të ecur edhe më shumë në karrierën prej modeleje. Mbetet vetëm të presim klipin e ri të Grande!

/News31.al/