Selfish Kim, zbulon kopertinën e librit

Kim Kardashian ka publikuar fotografinë e kopertinës së librit të saj me selfie “Selfish”, që pritet të hidhet në treg në Maj, ku “asetet” e veta janë në qëndër të vëmëndjes.

Kardashian, ka pozuar për selfie-n e kopertinës veshur me një palë recipeta rroba banjosh nude që i vënë plotësisht në dukje dekoltenë e saj marramëndëse. Teksa kjo foto ka të bëj plotësisht me dekoltenë, edhe fytyra e zonjës së Kanye West duket në top formë me qerpikët e saj të gjatë, konturimin perfekt dhe faqet rozë.
“Shumë krenare që ndaj me ju kopertinën e librit tim Selfish që del në Maj”, shkruan Kardashian në fotografinë e publikuar në Instagram. “Faleminderit Rizzoli që e bëre këtë të mundur dhe që ke qenë partneri më i mirs. Një falenderim i madh për skuadrën Donda dhe për Kanye-n që më dhanë këtë ide dhe më ndihmuan të ndaj një dekadë selfie-sh në mënyrë shumë intime dhe artistike! Mezi pres të shikoni librin! Xo”

Advertisement