Selena Gomez është duke shijuar pushimet e saj në Australi pas ndarjes nga Justin Bieber.
Ditën e djeshme qarkulluan nëpër portale disa foto ku Selena është fotografuar së bashku me miqtë e saj duke shijuar rrezet e diellit në bordin e një jahti luksoz në Sydney.
Nga fotot dallohet dhe shenja e operacionit të transplantit të veshkave të kryer nga këngëtarja.
Lidhur me këtë dhe komentet për trupin e saj këngëtarja ka treguar përmes një postimi se çdo gjë që bën për t’u kujdesur ndaj vetes, e bën sepse i duhet dhe jo për t’iu provuar diçka të tjerëve.
“Miti i bukurisë: Një fiksim me perfeksionin fizik që fut në kurth gruan moderne në një rreth ku humb shpresën, vetveten dhe ndjell urrejtjen ndaj saj teksa përpiqet të përmbushë përkufizim e pamundur të shoqërisë për bukurinë pa të meta. Vendos të kujdesem për veten sepse dua dhe jo sepse duhet t’i provoj dikujt diçka. Kurajo! ??“, shkruan Selena krahas videos ku duket mëse e buzëqeshur.