Chaud Patate: Bashkëpunuan për 6 vite, ndahet dyshja e artistëve?!

Këtë herë në emisionin e mëngjesit Chaud Patate, në Radio NRG është folur për një ndarje mes dy artistëve shqiptarë që kurrsesi nuk mund t’iu shpëtonte gazetarëve.

Bëhët fjalë për dyshen, të cilët kanë qenë mjaft të suksesshëm në tregun muzikor, madje një bashkëpunim i tyre tek “Kënga Magjike” u kthye shumë shpejt në hit gjatë vitit 2012. Nëse nuk e keni kuptuar ende, e kemi fjalën për Adrian Gaxhën dhe Florianin.

Advertisement

 Disa burimeve të sigurta pranë këngëtarëve, kanë pohuar për gazetarët se ata nuk janë më bashkë edhe pse kanë pasur një kontratë 5 vjeçare, madje Floriani ka qenë dhe nën menaxhimin e Gaxhës.

Sipas burimeve, kontrata nuk është rinovuar, duke lënë të nënkuptohet se të dy mund të vazhdojnë rrugët e tyre të ndara. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga vetë artistët edhe pse janë kontaktuar nga një prej gazetarëve, por ndonjëherë heshtja mund të jetë një formë pohimi.