Kush tjetër do të performojë krah Dua Lipës në koncertin e Prishtinës? (Foto/ Video)

Para tre javësh Dua Lipa publikuoi listën e shteteve ku do të mbajë koncerte, listë në të cilën Kosova ishte vendosur në datën 10 gusht.

Advertisement

Deri më tani nuk kishim detaje të tjera, por për të na shuar pak kuriozitetin rreth këtij koncerti, Dukagjin Lipa, babai i Duas, zbuloi se pjesëmarrës do të jenë edhe fytyra tjera të njohura si Action Bronson dhe Martin Garrix.

Kujtojmë se Dua ka bashkëpunuar më parë me Garrix, duke sjellë këngën “Scared To Be Lonely”, kurse me reperin si dhe moderatorin e emisionit THE UNTITLED ACTION BRONSON SHOW, këngëtarja ka gatuar një recetë tipike shqiptare.


Ndërsa sa i përket biletave, Lipa ka thënë se do të dalin në shitje në fund të muajit mars.