Selena Gomez beson se ajo do të luftojë me depresionin dhe ankthin gjatë gjithë jetës së saj.
Në një intervistë ekskluzive për revistën “Harper’s Bazzar”,këngëtarja 25-vjeçare pranoi se ajo do të vendoste shëndetin e saj në radhë të parë për 2018-ën, pasi vitin e kaluar pati probleme serioze lidhur me shëndetin mendor dhe gjithashtu iu nënshtrua një transplanti të veshkave.
“Unë kam pasur shumë probleme me depresionin dhe ankthin, dhe kam punuar shumë me veten për këtë, por nuk është diçka që ndjej se do e kapërcej ndonjëherë.”, është shprehur Gomez.
“Nuk do të ketë një ditë kur të them, ‘Ja kam veshur një fustan të bukur, ja hodha!’, mendoj se kjo është një betejë që do më duhet të përballem për pjesën tjetër të jetës sime, dhe e pranoj këtë fakt sepse e di që po zgjedh vetn para çdo gjëje tjetër.”, shtoi Selena.
Së bashku me intervistën e gjatë dhe interesante, Selena u shfaq edhe me një set fotografik të titulluar “Udhëtimi I Egër”, ku duket tepër seksi.
Kujtojmë që nga fundi i 2017-ës ajo është ribashkuar me ish-in e saj, Justin Bieber, lidhja me të cilin duket se po ecën mjaft mirë.