Ditën e djeshme Khloe na kujtoi në Instagram se kanë kaluar 29 javë nga shtatzënia e saj dhe është ende në pritje.

 Megjithatë deri tani nuk e dimë ende gjininë e fëmijës që do sjellë në jetë. Përmes një videoje në Snapchat, ama, nisën dyshimet…ose më saktë parashikimet. 33 vjeçarja tregoi një festë që po organizonte me miqtë e saj. Ajo që u vu re menjëherë nga fansat ishin ngjyrat e përdorur kudo në dekorin e tavolinës së ngrënies, ku dominonte ngjyra rozë.

Advertisement

Pecetat, trëndafilat, qirinjtë… çdo gjë ishte një kombinim perfekt mes të artës dhe rozës.

“Pra, Khloe po pret një vajzë.” – shkruan një fanse në Twitter. Mendoni kështu dhe ju?