Javën e kaluar u përfol se Selena Gomez dhe Justin Bieber kishin vendosur të qëndronin për pak kohë larg njëri-tjetrit, por siç duket gjërat kanë marrë të tatëpjetën.

Sipas Hollywood Life, çifti i famshëm që për gati 5 muaj të ribashkuar kanë qenë të pandashëm nga njëri-tjetri, tashmë duket se do i vendosin sërish kapakun lidhjes. Shkaku për këtë thuhet të jetë nëna e Selenës, e cila kurrsesi nuk kërkon që dy këngëtarët të jenë në një lidhje. Mandy Teefey, është shprehur kundër rikthimit të tyre, që në fillim të gjithë kësaj historie.

Advertisement[the_ad id="69159"]

“Selena dhe Justin kanë vendosur të bëjnë një pauzë (nga lidhja), kryesisht për shkak të nënës së Selenas dhe mosmiratimit të lidhjes së saj me Justinin”.

“Familja e Justinit e do Selenan, mirëpo familja e Selenas e ka vënë atë në një pozitë të vështirë, sepse ata akoma nuk i besojnë Justinit”.

“Selena është përpjekur ta bindë familjen e saj se Justini ka ndryshuar, mirëpo familja e saj nuk është e bindur për këtë”, kanë thënë nga ana tjetër burime të ndryshme të revistës Us Weekly.

 Dy këngëtarët u ribashkuan në muajin nëntor të vitit të kaluar, pas ndarjes së Gomez nga The Weeknd.