Ditën e djeshme, Banka Qendrore Europiane (BQE) zbuloi kartëmonedhat të reja dhe më të sigurta prej 100 deri 200 euro, të cilat do të hyjnë në qarkullim më 28 maj të vitit 2019.
Pas ridizenjimit të shumave prej 5, 10, 20 dhe 50 Euro, shuma e re prej 100 dhe 200 Euro janë dy emërtimet e fundit të të ashtuquajturave seri “Europa”.
Kjo seri e kartëmonedhave u quajt seri “Europa”, sepse dy nga karakteristikat e tyre të sigurisë përmbajnë një portret të Europës, një figurë nga mitologjia greke. “Kjo seri kartëmonedhash ofron mbrojtje më të mirë kundër falsifikimit” njoftoi Banka Qendrore Europiane.