5 momente të veçanta nga Emmy Awards… dhe një që nuk ndodhi kurrë

Mbrëmja e djeshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy kishte pak nga të gjitha.

Momente të papritura, reagime emocionuese, fjalime të afshta dhe të reja nga “Game of Thrones”.

Si fillim , momenti më i bukur ishte propozimi për martesë në skenë

Producenti i Glenn Weiss përdori fjalimin e tij gjatë pranimit të çmimit Emmy për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij, atletes Jan Svendsen.

Ndërkohë që ndodhej në skenë ai iu drejtua Svendsen, e cila ndodhej më audiencë: “Pyes veten pse nuk më pëlqen që të të quaj e dashura ime? Sepse unë dua të të quaj bashkëshortja ime.”

Në skënë u ngjit edhe aktorja historike Betty White.

96-vjeçarja reflektoi mbi karrierën e saj dhe e kishte shumë seriozisht kur tha se ajo ishte “Zonja e parë” e televizionit, edhe përse nuk e cilëson veten aq të vjetër.

“Game of Thrones” triumfoi në edicionin e 70-të të çmimeve “Emmy” duke rrëmbyer 9 statueta

Sipas autorit George RR Martin sezoni i 8-të që pritet të vijë vitin tjetër do të jetë i fundit. “Ne mund të kishim 11, 12, 13 sezone, por stafi menaxhues refuzoi. Kam përshtypjen se duan të kenë një jetë”, u shpreh ai.

Thandie Newton wins supporting actress in a drama series for #Westworld: “I don’t even believe in God but I’m going to thank her tonight.”
Aktorja Thandie Newton e Westwrold dha një fjalim falenderues që ngjalli reagime të shumëanshme.

“Nuk besoj në Zot, por sot dua ta falenderoj atë” (duke iu referuar Zotit në gjininë femërore).

Aktori Donald Glover (Childish Gambino) shkoi i veshur si personazhi që luajti në një episod të serialit “Atlanta”, pikërisht Teddy Perkins.

Kurse momenti që nuk ndodhi kurrë dhe la një pjesë në pritje ishte (ose ishin) mungesa e fjalimeve për #MeToo.

Thuajse asnjë nuk e preku si temë, aq sa New York Times shkrojti: “Të gjithë ata  që po prisnin për një gjë lidhur me #MeToo, vazhduan të prisnin gjithë mbrëmjen.”