Nicki Minaj dhe Kanye West kanë një lidhje shumë të fortë mes tyre. Të dy janë njohur prej kohësh dhe reperja i detyrohet pikërisht atij një nga mundësitë më të mëdha të karrierës së saj. Pikërisht këto ditë kanë shkëmbyer lëvdata dhe vlerësime për njëri-tjetrin. Javën e shkuar Kanye i kish bërë elozhe Nicki-t duke shpjeguar se sipas tij reperja ishte “një nga gjërat më të mira” të albumit të tij legjendar “My Beautiful Dark Twisted Fantasy“. Ndërkohë që për Nicki-n kjo pjesëmarrje në një projekt kaq të rëndësishëm ishte një rast i artë dhe gjatë një bisede në Capital FM ka treguar se si ai bashkëpunim i kish ndryshuar rrjedhën e jetës: “Ai kë bërë diçka që nuk do t’a harroj kurrë. Më dha një nga mundësitë më të rëndësishme të të gjithë karrierës sime. E adhuroj. Më dha një mundësi të jashtëzakonshme, dua të them se Kanye është vërtetë i shkëlqyer. Kanye bën të mundur që personat që punojnë me të të nxjerrin në pah më të mirën e tyre. Nëse je një artist dhe arrin të bësh këtë për të tjerët do të thotë që je vërtetë një guidë”. Për Kanye-n kjo nuk është hera e parë që vlerësohet nga kolegët. Më e fundit ka qenë Madonna e cila e ka cilësuar si “Madonna e zezë”…

Advertisement