Traileri emocionues i dokumentarit të ri për Kurt Cobain

Dokumentari i shumëpritur “Montage of Heck”, një përmbledhje e materialeve të rralla dhe të reja të rokerit legjendar, Kurt Cobain, tashmë ka një trailer të publikuar, që na jep një shikim të parë mbi kronikën e artistit që i mori jetën vetes në moshën 27 vjeçare.

HBO, kanali që prodhon dokumentarin, së bashku me regjisorin Brett Morgen, kanë publikuar promon dy minuta e gjysmë ku shihen foto të pa publikuara më herët, pamje të rralla, madje edhe animacione rreth frontmenit të grupit Nirvana.
Në këtë trailer mund të shihen fillesat e Cobain në fëmijëri, shndërrimi i tij në një adoleshent rebel dhe përfundimisht, një yll roku që sipas Rolling Stone, nuk ishte gati për famën. Në dokumentar ka intervista, biseda, momente intime familjare, fotografi të rralla dhe thesarë të tjerë nga arkivi Cobain.
Pas dokumentarit që tashmë është shfaqur në disa festivale, pritet të botohet edhe libri me të njëjtin titull, kurse kolona zanore e dokumentarit përbëhet prej një inçizimi 12 minutësh të Cobain në kitarë akustike, që nuk është dëgjuar më parë.

Advertisement

https://www.youtube.com/watch?v=_IBWbpJdRMQ