Dy këngëtaret e njohura Shakira dhe Jennifer Lopez kanë dhuruar një performancë elektrizuese në skenën e “Super Bowl”.
Gjatë pushimit të çdo ndeshje dy divat e muzikës kanë dhuruar spektakël të vërtetë me hitet e tyre. Por përveç performancës së tyre lajmi që ka pushtuar të gjitha mediat e huaja ka qenë ai sesa janë paguar dy këngëtaret e njohura.
Mediat e huaja kanë shkruarse Shakira dhe J.Lo nuk janë paguar asnjë qindarkë për performancën e tyre. Këngëtaret vendosën të performonin falas për të kënaqur publikun ndonëse në këmbim morën ekspozim dhe marketing falas.
/Opinion.al/