Rudina Magjistari nis ditën me një dedikim romantik

“Dashuria e jetës time, miku im më i mirë, dashuria ime, bashkëshorti im!”.

Ky ishte dedikimi romantik i Rudina Magjjistarit ndaj bashkëshortit të saj, Xhavit Bajrami, që për më tepër drejton një qendër fitness-i.

Advertisement

Ndodh rrallë që Rudina të publikojë foto nga jeta e saj private, por ky postim do të bënte një përjashtim. Edhe njëherë tjetër pak fjalë zemre dhe një moment i shkrepur kanë qenë nisja më e mirë për ditën. Kujtojmë se moderatorja e njohur shqiptare u bë nënë për herë të parë më 30 tetor të 2015-s e vogëlushes Mia.