Mbrëmjen e djeshme, Rosela Gjylbegu ka qenë e ftuar në “Shiko kush luan”.

E pyetur se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë ajo ka thënë: “Me Encën”.

Advertisement

Rikujtojmë se edhe më parë, në një intervistë për Gazetën Shqiptare, kur u pyet lidhur me Encën, këngëtarja u shpreh kështu:

“NUK MË LIDH ASGJË ME KËTA EMRA DHE NUK I NJOH FARE E AS NUK I KAM DËGJUAR NDONJËHERË. NUK DUA TË GJYKOJ ASKËND, POR PËR MUA JANË THJESHT FENOMENE KALIMTARE, EDHE PSE MË VJEN KEQ TEK SHOH QË MEDIAT U KUSHTOJNË NJË VËMENDJE TË TEPËRT DHE KËSHTU NDIKOJNË TEK ATA QË I SHOHIN”.

E lidhur me deklaratën e djeshme, duket se Enca është nervozuar pakëz duke i kthyer këngëtares një përgjigje të tillë në Instagram:

“Sot mora vesh që Rosela Qylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi! Askush nuk do të të shohë ose të bashkëpunojë me ty”, shkruan ajo në Instagram.

Tani presim një reagim nga ana e këngëtares shkodrane…