Rona Nishliu synon të bëjë të mundur pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision

Rona Nishliu ishte këngëtarja që arriti që renditi Shqipërinë në vendin e pestë me këngën “Suus”, në “Eurovision”-in e vitit 2012.

Momentalisht, këngëtarja ndodhet në Spanjë për Kongresin e 13 të OGAE. OGAE qëndron për Organisation Générale des Amateurs de l’Eurovision dhe konsiston në një rrjet prej 40 klubesh fansash të Eurovision nga gjithë bota. Klubi Shqiptar i Eurovisionit është një prej anëtarëve.

Advertisement

“Fansat spanjollë të “Eurovision”-it janë të pabesueshëm! E privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Kongresi i 13-të në Madrid ishte një natë për t’u kujtuar. Së shpejti fotografi dhe detaje të tjera nga ngjarja e veçantë”, shkroi Rona në postimin e saj të fundit në Instagram.

Në rrjetin social këngëtarja nga Kosova zbuloi edhe projektin e saj më të fundit, për të bërë pjesë të festivalit evropian të këngës vendin e saj të lindjes.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të “Eurovision”-it… Faleminderit fansave të Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në “Eurovision”, kishte shkruar një faqe e fansve të festivalit, të cilën Rona e përktheu në gjuhën angleze.

 Gjithsesi, që Kosova të marrë pjesë në Eurovision, duhet që Radio Televizioni i Kosovës të jetë anëtar European Broadcasting Union (EBU). Që të bëhet anëtar i EBU, RTK duhet të jetë së pari anëtar i International Telecommunications Union (ITU). Që RTK të bëhet anëtar i ITU, duhet që Kosova të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Duke marrë parasysh se Kosova nuk njihet ende si shtet i pavarur nga shumica e botës, pjesëmarrja në Eurovision është ndoshta e largët?