A nuk janë të bukura ceremonitë hapëse?
Në ceremoninë e hapjes së kampionatit Robbie Williams gjeti një mënyrë të çuditshme për të qenë në vëmendjen e gjithë botës (sikur të mos i mjaftonte që ishte ai që performonte para të gjithëve). Këngëtari bëri një gjest të shëmtuar duke i treguar kamerës gishtin e mesit, e cila bëri të komentohet tejet shumë prej fansave.
Deri më ditën e sotme nuk dihej se për çfarë arsye veproi ashtu britaniku, por vetë këngëtari ka thyer heshtjen duke treguar pse e bëri një gjë të tillë.
“Isha nën presion, sepse më kishte mbetur edhe një minutë për të performuar dhe s’dija se ç’të bëja më, si ta zgjasja. Kështu që numërova mbrapsht për një minutë”, tha Robbie që paska qenë vërtet në siklet. “Unë nuk mund t`i besoj vetes. Se di se ç`mund të bëj nga momenti në moment. Kjo s’ishte pjesë e planit”, -tregoi ai
Gjithsesi dhuroi një super shfaqje.