Cristiano dhe Georgina do të bëhen sërish prindër?

Ronaldo është në kulmin e karrierës, por edhe jeta e tij private duket se është duke shkuar më së miri…

Në nëntor të viti të kaluar, Ronaldo u bë baba për herë të katërt, pasi Georgina Rodriguez solli në jetë vajzën e tyre Alana Martina. Por nëpër media po qarkullon lajmi se Georgina është sërish shtatzënë, kjo pas daljes së fundit publike në një sfilatë mode.

Advertisement

Georgina kishte veshur një bluzë të tejdukshme dhe një fund të ngushtë, nga i cili dukej qartë barku i rrumbullakosur. Duke marrë parasysh linjat e saj, një bark i tillë i futi të gjithë në dyshime. Ndoshta shumë shpejt Cristiano do të bëhet sërish baba?

Kujtojmë se futbollisti, përveç vogëlushes Alana Martina, ka dhe tre fëmijë të tjerë, një djalë 8 vjeç, Cristiano Jr. dhe binjakët Eva e Mateo të ardhur në jetë nga një nënë surrogate.