Ëngjëlli i Victoria’s Secret bëhet nënë për herë të dytë, na prezanton me të sapolindurin (Foto)

Ëngjëlli Candice Swanepoel është bërë për herë të dytë nënë në moshën 29-vjeçare e një djali.

Advertisement

Mamaja e vogëlushit 20-muajsh, Anacã, dhe i fejuari i saj Hermann Nicoli e kanë ndarë lajmin me miqtë e tyre në rrjete sociale. Ajo madje nuk ka pritur shumë dhe menjëherë ndau foton e parë të bebushit që shtrëngonte gishtin e nënës së tij.

“E bekuar!- shkroi ajo, teksa i prezantonte botës të sapolindurin, emri i të cilët nuk është ende i ditur. “Faleminderit shumë për gjithë urimet. Djali ynë i vogël erdhi në shtëpi sot në mëngjes dhe s’mund të ishte më perfekt se kaq!”.