Ata janë një ndër çiftet më të përfolur dhe më të pëlqyer tē showbiz-it. 

Rreth tre vite më parë, media rozë u fokusua në  dasmën e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, por pas gjithë kësaj fshihet një detaj që nuk e kishim dëgjuar më parë.

Advertisement

Ishte vetë Roberti ai që ka folur për marrëdhënien në çift dhe jetën e tyre familjare së bashku me vogëlushen Renee. Ndër të tjera, Berisha ka zbuluar se celebrimi mes tij dhe bashkëshortes ka ndodhur, në fakt, rreth tetë vite më parë. “Fillimisht fejesa, pastaj celebrimi”, ka thënë Roberti, ndërsa ka rrëfyer arsyen pse gjithçka është marrë me kaq nxitim.

Duke qenë se këngëtari ka nënshtetësi amerikane, është shpresuar që Nora të mund të përfitonte dokumentat nga martesa me të shoqin. “Por, edhe sot, Nora nuk e ka përfituar nënshtetësinë, pasi ligjet kanë ndryshuar”, ka vijuar dhe më tej Berisha, duke bërë të ditur se dita më e lumtur e jetës së tij ka qenë pikërisht ajo e dasmës.