Robert Berisha, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo bëhen bashkë

Robert Berisha ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” në Top Channel, për të folur rreth eksperiencës së tij “DWTS” por gjithashtu edhe për projektet e reja në karrierën e tij ku duhet theksuar se të tilla ka shumë.

Ai shfrytëzoi momentin për të thënë se bashkëpunimi i radhës do të jetë ai me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon. Tre këngëtaret kanë menduar ta sjellin bashkëpunimin muzikor të realizuar në një klip, që pritet të xhirohet javën e ardhshme.

Advertisement

Kjo këngë do të risjellë këngëtaren Eneda Tarifa në një klip, pasi pas pjesëmarrjes në “Eurovizion” në vitin 2016 me këngën “Fairytale”, ajo i është përkushtuar vetëm muzikës live. Kastro publikoi në qershor të këtij viti, pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike 2017” me “Pa faj” ft. Rea Nuhu, këngën “Konga e Çajit” së bashku me Tsunami-n. Nga ana tjetër, Roberti publikoi këngën “Pa ty” rreth 3 muaj më parë.