Dhurata speciale e kryeministrit Rama për ditëlindjen e Rona Nishliut

Këngëtarja Rona Nishliu festoi ditëlindjen e 31-të më 25 gusht dhe pak ditë më pas kurorëzoi dashurinë e saj me martesë në një ceremoni tepër private.

Ditën e djeshme, këngëtarja postoi në Instagram Stories një falenderim për Kryeministrin Rama, i cili i dhuroi diçka për ditëlindje: një shishe vere me dizenjo shumëngjyrëshe për të cilat me siguri është kujdesur vetë.

Advertisement

“Faleminderit për kujdesin tuaj dhe të institucionit. Dhuratë e veçantë për ditëlindje nga Kryeministri ynë detajist,” shkruan Rona në falenderim. 

Edhe pse dhurata ishte pak me vonesë, rëndësi ka gjesti.