Rita zbulon datën e publikimit të “Girls” në bashkëpunim me Beben, Cardi B dhe Charlie XCX (Foto)

Lajmi se dy këngëtaret shqiptare Rita dhe Bebe do të bëjnë një bashkëpunim të titulluar “Girls”, e me to do të bashkohej Charlie XCX si dhe Cardi B, ishte tashmë i ditur, por na duhej data…

Sipas intervistave që ka dhënë, Rita e ka quajtur këtë këngë si “Himni i vajzave”. Ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram këngëtarja ka njoftuar se në 11 maj do të publikohet kënga dhe shpresojmë edhe klipi.

Advertisement

“Jam shumë e lumtur që më në fund po lajmëroj këngën time më të re, ‘Vajzat’ në bashkëpunim me disa gra të fuqishme që më kanë frymëzuar shumë! Faleminderit Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX!”, – ka shkruar Rita. Menjëherë pas kësaj deklarate kanë vërshuar komentet e fansave, të cilët thonë se mezi presin datën e publikimit.