Rita ruan marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrën dhe ish-kunatën (Foto)

Rob Kardashian dhe Rita Ora u përfolën shumë për ndarjen e tyre në vitin 2012, sidomos pas pas akuzave të Robit, se këngëtarja shqiptare e ka tradhtuar me më shumë se 20 persona.

Ndërkohë që kanë kaluar 6 vite që nga ndarja e tyre, duket se Rita dhe familja Kardashian e kanë harruar të shkuarën dhe kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë mes tyre.

Advertisement

Ata u panë së bashku të marten në “Lorraine Schawartz” në Los Angeles, ku këngëtarja nga Kosova u shfaq krahë Kris Jenner dhe Kim Kardashian, të cilat dukeshin shumë komode me njëra-tjetrën.