“Radio 1” në Britani po organizon për të disatin vit kompeticionin muzikor për adoleshentë “Teen Awards”.
Këtë herë konkurrentët të shoqëruar nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, kanë qenë të ftuar nga princat anglez në pallatin Kensington. William dhe Harry janë treguar shumë miqsorë me të ftuarit, duke përdorur dhe batuta mes tyre.
Ndërkohë ylli i muzikës pop, Rita Ora ka marrë vemendjen e dy princave britanik. Ata e kanë takuar përzemërsisht këngëtaren, dhe në një moment princi Harry i ka thënë: “Ti je popstar apo princeshë?” – duke komplimentuar kështu bukuroshen shqiptare.