Stafi i Top Meda-s ishte mbrëmë në një super festë të organizuar për fillimin e sezonit të ri televiziv, që përkon njëkohësisht dhe me ditëlindjen e themeluesit të saj, Dritan Hoxhës dhe të bijës Lori Hoxhës.

Nga fotot dhe videot e postuara nëpër rrjetet sociale, duket se festa ka shkuar shumë mirë dhe të gjithë dolën të kënaqur.

Advertisement

Pas festës, djemtë e Fiks-it, Dori dhe Devis së bashku me Olsin e Portokallisë janë ndaluar nga policia rrugore. Me shumë mundësi ata janë ndaluar për kontroll rutinë dhe për testin e alkoolit, të cilin mesa duket djemtë e kanë kaluar me shumë sukses. Kjo duket pas fotos që ka publikuar Devisi në Instastory, ku aktorët kanë bërë një selfie bashkë me policët. Mbi foto Devisi shkruan “Nuk ka festë po nuk të kapi policia”.

Sigurisht që dhe policët kanë hequr dorë nga serioziteti që i karakterizon, pasi kanë takuar çunat.
Në fund të fundit, vështirë t’i rezistosh tre nga personazhet më karizmatik që ka Topi!