Në 8 shkurt pritet të jepet premiera e filmit “Fifty Shades Freed”, pjesë e të cilit është dhe këngëtarja nga Kosova, Rita Ora.

Përpos pjesmarrjes së saj në film si motra e Grey-t, Rita ka kënduar dhe kolonën zanore të filmit në fjalë, së bashku me Liam Payne.

Advertisement

Ndërkohë, sot Rita i është bashkuar kastit për promo-n e filmit, por mesa duket gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Nëpërmjet një postimi në Instastory, këngëtarja ka treguar se është sëmurë me laringit.

Laringiti është inflamacion akut i laringut dhe i kordave zanore nga baktere, viruse apo irritimi nga gaze dhe kimikate. Shpeshherë shoqrohet me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, ngjizje të zërit dhe ethe.

Shpresojmë që Rita të mos jetë shumë keq dhe ta marri veten sa më parë.