Rita Ora shkoi tek festa e GQ pa reçipeta dhe me fustan transparent

U përball dhe me një incident të vogël…

Rita Ora, si shumë emra të tjerë të njohur, mori pjesë mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve GQ dhe pas tyre, tek festa.

Advertisement

Këngëtarja ishte veshur me një fustan të gjatë me gurë dhe temina që shkëlqente. Por rripi në krahun e majtë u shqep papritur dhe këngëtarja rrezikoi të zbulonte më shumë seç duhej.

Madje 27-vjeçarja u sigurua që të mos tregonte gjë para kamerave kur vendosi dorën për të mbajtur fustanin që të mos i rrëshqiste poshtë.

Megjithatë nuk e kuptojmë gjestin e saj, duke qenë se zgjodhi që fustani të ishte aq transparent.