Rita Ora shijon suksesin e radhës

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po arrin majat e muzikës ndërkombëtare. Suksesi i saj nuk ka të ndaluar. Së fundmi Rita ka shijuar arritjen e radhës.

Ajo është shpallur nga Official Charts këngëtarja e katërt më e klikuar e vitit 2018. Ndërsa dy këngë të saj janë më të klikuarat në Top 10.

Advertisement

Rita ka ndarë lajmin me fansat në rrjetet sociale duke e konsideruar një lajm të madh.

“Rezultatet janë wow. Artistja e katërt më e klikuar dhe 2 këngët më të dëgjuara të vitit 2018. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj liste”, shprehet këngëtarja Ora.

/ATA/