Rita Ora rrëfen për herë të parë sherrin me Rihanën, mësohet arsyeja e përplasjes!

Rita Ora është rrëfyer për herë të parë rreth grindjes me Rihannan në një intervistë të re ekskluzive me gazetarin Louis Theroux për BBC-në. Të dyja artistet ishin pjesë e të njëjtës shtëpi diskografike, të quajtur “Roc Nation”, e cila është në pronësi të reperit Jay Z, dhe raportimet për një mosmarrëveshje të supozuar mes tyre kanë qarkulluar prej vitesh.

Në vitin 2015, Ora paditi “Roc Nation” në mënyrë që të lirohej nga kontrata e saj, duke pretenduar se asaj i ishte lejuar të publikonte vetëm një album, pavarësisht se kishte regjistruar shumë këngë në studion e tyre, shkruan The Independent. “Roc Nation” kundërshtoi por dy palët arritën të gjenin një zgjidhje në maj të vitit 2016.

Advertisement

“Pse nuk po publikohej muzika jote?”, e pyeti Theroux këngëtaren me origjinë shqiptare.“Nuk e di”, u përgjigj Rita. “Unë kam regjistruar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Në një rast xhirova një klip, por ata thjesht e hoqën. U ndjeva vërtet e zhgënjyer.

“Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas – që ishte padyshim artistja më e njohur. Ajo po refuzonte fillimisht të gjithë muzikën dhe më pas papritur, nisi të merrete këngët që ishin kompozuar në studio. “Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”, shtoi Rita.