Pas publikimit të këngës “Girls” në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charlie X, Rita Ora është kritikuar mjaft për tekstin, pasi është cilësuar si një “himn për biseksualet”.
Madje surpriza e vërtetë ka qenë Rita që ka pranuar se teksti i këngës ishte përjetim personal duke pranuar se ishte biseksuale. Por nga ana tjetër, ky tekst duket se është keqkuptuar nga komuniteti LGBT të cilët e kanë marrë si ofendim. Ndaj këngëtarja shqiptare me anë të një statusi në Twitter, u ka kërkuar falje publike dhe ka bërë këtë sqarim.
“Përshëndetje të gjithëve, “Girls” është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal”,- ka shkruar ndër të tjera Rita.
Po ashtu, ajo kërkoi falje duke thënë: “Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim, do t’i fuqizojë fansat e mi të ndjehen krenarë për veten e tyre. Jam përpjekur vazhdimisht të jem kontribuuese për komunitetin LGBT gjatë gjithë karrierës sime dhe do të vazhdoj të jem”.
Kënga, u kritikua pasi thuhet se ishin nënvlerësuar lidhjet e gjinisë së njëjtë.
Këngëtarja amerikane Hayley Kiyoko, kritikoi Ritën për fjalinë “Nganjëherë, dua të puth femra/ Vera e kuqe, vetëm dua të puth femra”, duke thënë se me këtë fjali janë lënduar për shkak “se nuk duhet patjetër të pihet verë për të puthur femra.