Rita Ora në një lidhje të re me Spider-Man, ishin e Emma Stone

Rita Ora është e lidhur me aktorin e njohur të Hollivudit, Andrew Garfield. Këngëtarja 28-vjeçare thuhet se është në fillimet e romancës me ish-yllin e filmit “Spider-Man”, 35 vjeç, pas ndarjes nga Andrew Watt në shtator.

Duke folur për “Daily Mail”, një burim konfirmoi romancën mes dyshes: “Rita u ka folur miqve të saj për të rreth një muaj më parë. Por në ditët e fundit gjërat kanë filluar të ngrohen dhe ajo thotë se ajo që kanë është serioze. Ende është herët por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po ia lënë kohës. Oraret e tyre i bëjnë gjërat e vështira, por ata kanë një lidhje të vërtetë”.

Rita ka vetëm pak kohë që ka konfirmuar ndarjen nga i dashuri i saj muzikant, Andrew Watt gjatë një interviste në emisionin e Jonathan Ross.

Ndërkohë, Garfield ka qenë e lidhur me kolegen e saj te filmi “Amazing Spider-Man”, Emma Stone. Me të cilën u njoh në vitin 2011.

Ata qëndruan të lidhur deri në vitin 2015, kur thuhet se u ndanë si miq./Opinion