Selena Gomez ka dhënë intervistën e parë për të treguar rreth problemeve shëndetësore/ Ja si është shprehur ajo

Kthimi I saj në rrjetet soiale me sigur gëzoi të gjithë fansat jo vetëm sese I kishte munguar instagramit por sepse këngëtarja ka kaluar një periudhë shumë të vështirë prej disa problemeve psikologjike. Në një intervistë të parë pas daljes nga spitali ajo ka treguar për revistën “ELLE” si ndihet tani dhe gjithashtu për koleksionin sportiv që do të dale së shpejti. “Unë dua të fuqizoj femrat. Unë dua të bëj mirë dhe të realizoj sa më shumë muzikë dhe filma. Nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të më kishin mbështetur, në fakt e di se ngjan si klishé, por është e vërtetë. Kam menduar gjithmonë se kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë. Dua të them: Unë po provoj më të mirën time dhe për këtë arsye edhe ti mundesh. Vetëm provo më të mirën tënde, edhe përse është e vështirë. Mos harroni, nuk jeni vetëm. Dua të nxjerr jashtë më të mirën tek vajzat me koleksionin e ri. Unë ndjej pasiguri të gjithë kohës, ndihem e çuditshme. Të gjithë miqtë e mi janë pjesë e këtij projekti dhe kanë përmasa të ndryshme trupore. Është bukur t’i shoh të veshin gjërat që ndihen rehat. Unë nuk e di ku do të isha pa miqtë e mi. Më kanë shpëtuar jetën disa herë.” –rrëfen Selena për “Elle”./Living

Advertisement