Defekt në avionin e Merkelit. Kancelarja gjermane humb hapjen e samitit të G20

Kancelarja gjermane Angela Merkel e humbi hapjen e samitit të G20 në Argjentinë pasi avioni i saj u detyrua të kthehej pak pasi u nis në fluturim nga Berlini.

Zyra e kancelares Merkel tha se ajo dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit janë shëndoshë e mirë, por ulja e paplanifikuar në Këln u bë për shkak të një problemi teknik të avionit.

Advertisement

Avioni u kthye pas ndërsa po fluturonte mbi Holandë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas raporteve, Merkel do të udhëtojë drejt Buenos Airesit gjatë ditës./TCH