Para disa ditësh u përfol se koncerti i Rita Orës në Kosovë u anulua, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt nga vetë këngëtarja, e cila bëri një postim në Instagram ku konfirmoi ardhjen e saj.
Ndërsa mbrëmë këngëtarja ka postuar një video, ku tregon emocionet e saj pak para nisjes për në Kosovë dhe tregon që po përgatiste një suprizë për të gjithë ata qe do të shkojn te koncerti. Në fund Rita e mbyll videon duke bërë flamurin me duar së bashku me stafin e saj, nën ritmin e këngës së Valles së Rrugovës.
”Vendlindja ime KOSOVA! Unë po kthehem në shtëpi !!! Këtu është mesazhi im për ju! Nuk mund të pres që të vij dhe të bëj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë në sheshin e nënës Terezë! Të them të drejtën në zemër të qytetit !! Për të festuar përvjetorin tonë të 10-të të Pavarësisë! Jam kaq krenare që kam lindur në Prishtinë dhe kam mundësi të vij dhe të jem si ambasadore dhe mike! Le ta bëjmë këtë!! Shihemi të gjithë të shtunën!“,- shkroi ajo krah videos.