Në cdo javë të shfaqjes së X Factor ajo është përpjekur të duket sa më bukur.
Kështu, mbrëmjen e të Dielës, Rita Ora ka arritur të jetë në qëndër të vëmëndjes për veshjen e saj, një xhaketë Acne dhe asgjë më tepër.
24-vjecarja e kishte kombinuar xhaketën me një palë këpucë ngjyrë bezhë, por pa veshur asgjë poshtë saj.
Fansat në Twitter kanë reaguar menjëherë duke shfaqur herë habi se përse këngëtarja nuk kishte veshur pantallona, dhe herë pëlqimin e tyre për veshjen ekstravagante.