Zhvishet Kourtney Kardashian (FOTO)

Në një kohë që Kourtney Kardashian zhvishet para fotografëve, bashkëshorti i saj, Scott Disick, pranon se ka bërë një prej gabimeve më të rënda të jetës.
Në trailer-in e ri të “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney duket se ka ndjekur hapat e motrës së saj, Kim Kardashian, duke realizuar një set fotografish nudo, ku vec të tjerash merr edhe shumë komplimenta për bukurinë e saj.
Por në të njëjtën kohë shohim bashkëshortin e saj i cili ka nisur të ndihet në faj për të kaluarën e tij të trazuar.
32-vjecari, i cili porsa ka dalë nga një qendër rehabilitimi, thotë se gjithnjë ka marrë vendime të gabuara.
Kujtojmë se cifti është ndarë këtë Korrik, pas publikimit të disa fotove ku Scott shfaqej në krahët e një femre tjetër.

Advertisement