Manjola Nallbani me album të ri

Ndër vite zëri i saj na ka shoqëruar dhe rritur dëshirën për të ndjekur muzikën shqiptare.

Superhitet e pazëvendësushme “Kur e humba një dashuri”, “Eja në ëndërr”, “Përse të dua”, “Udhëtoj i menduar”, apo edhe ato më të rejat “Vetëm unë”, bashkuar me krijime të reja dhe një cd me plot 9 perla të muzikës popullore do të jenë pjesë e albumit të katërt të Manjola Nallbanit “Tingujt e shpirtit tim”.

Advertisement

Dy CD-të do të promovohen nga artistja e tre zhanreve muzikore, ditën e martë në 17 Nëntor mes miqsh artistë, një pjesë e të cilëve bashkëudhëtarë të sukseseve të Manjolës.