Bebe Raxha dhe Rita Ora janë padyshim krenari për të gjithë shqiptarët.
Para disa muajsh qarkulluan fjalë se dy vajzat shqiptare do të sillnin një këngë të re këtë vit dhe ne jemi ende duke e pritur. Por, përpara këngës, yjet e muzikës pop na surprizuan me një tjetër takimin mes tyre në New York, gjatë të cilit kanë shkëmbyer dhe një puthje në buzë, të cilën më pas e kanë ndarë dhe me publikun.
Ajo që bën përshtypje është që të dyja vajzat, si Rita dhe Bebe, kanë zgjedhur të njëjtën diçiturë krah fotos “Shoqe të ngushta” dhe e kanë shoqëruar me një zemër dhe flamurin shqiptar.
Tani ndihemi më krenarë se kurrë! Por, kjo nuk do të thotë se ne harruam këngën, po presim…