Rihanna festoi “Ditën Ndërkombëtare të së Brendshmeve” duke postuar një fotografi të saj veshur me një kostum intim (nga koleksioni), dhe tha se më 11 maj duhet të bëheshim gati për të shpenzuar të holla…

Sigurisht që e mbajti fjalën dhe koleksioni Savage X Fenty është mes nesh. Siç pritej, të brendshmet nuk kanë asnjë lidhje me ato që kemi parë deri më tani. Për më tepër ato janë pëlqyer aq shumë pasi çmimet janë mjaft të përballueshme.

Advertisement

Stilet e tyre janë të ndara në 4 kategori: “On THe Reg”, e cila konsiston në të brendshme të së përditshmes; “U Cute Damn”, me stil pak më femëror; “Damn”, që nga vetë fjala vjen pak më seksi si dhe “Black Widow”, që iu përket atyre që “guxojnë”.

Hidhini një sy gjithë koleksionit këtu.