E ftuar në emisionin e përditshëm You&Me në NRG Radio, me Julkën dhe Arjonin, ishte Holta Dulaku, producentja e spektakleve më të ndjekura në Shqipëri si “Dancing With The Stars” apo “Tu Si Que Vales”.

E qeshur, plot me batuta, spontane dhe mjaft e sinqertë, Holta na i tregoi gati-gati të gjitha. Madje nuk hezitoi t’i përgjigjej dhe pyestjes se cili prej personazheve në televizionet shqiptare është më fallco (pyetje që për hir të së vërtetës, shumë do e anashkalonin).

Advertisement

Pra… sipas Holtës… personazhi më fallco është…

 

…Alketa Vejsiu

“Për mua është Alketa. Ajo çka di të bëjë ajo vajzë është më shumë se ajo që do të japë në ekran, kështu që duhet të zbresë pak nga ato fallcitetet, duhet të qetësohet pak…”, u shpreh Holta.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në videon sipër, kurse pyetjen në min 21:54.