Po çorapet tuaja janë ndonjë markë e famshme?

Nëse ju ka shkuar nëpër mend që për festat e fundvitit t’i bëni vetes dhuratë një palë çorape, lejoni Rihanna-n t’ju prezantojë me një palë Gucci, që nuk e kishit menduar kurrë se do ju duheshin në jetë.

Advertisement

Duke lënë mënjanë gjithë ato çorapet tona pak të grisura dhe të mërzitshme, le të “admirojmë” këto të Riri-t të cilat janë të stolisura me gurë kristali dhe kushtojnë as më shumë e as më pak se 1.340 dollarë (po, e lexuat saktë).

Çorapet me logon e Gucci-t, janë prezantuar gjatë koleksionit Resort 2018 në Milano dhe falë influencës së madhe të Bad Gal Riri, tani edhe blerësit më të kursyer mund të justifikojnë shpenzimin e mbi një mijë dollarëve vetëm për një palë çorape.