Rikthimi i Kanye në Grammy (FOTO)

Friday, August 28, 2026

Kanye West është rikthyer në ndarjen e cmimeve Grammy!

Pas një mungese gjashtë vjecare, rreperi 37 vjecar ka marrë pjesë në edicionin e 57-të të ndarjes së cmimeve Grammy.
Pasi eci në tapetin e kuq me bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, West performoi edhe në skenë.
Fillimisht Kanye performoi para spektatorëve këngën e tij më të fundit “Only One”.
Kënga, e cila bën fjalë për mamanë e tij të ndjerë Donda West dhe vajzën 19 muajshe North West, u prezantua në një performancë shumë të thjeshtë. West tundej sipas ritmit ndërkohë që këndonte nën dritën e një prozhektori të vetëm në skenën e errët.
Më pas ai performoi edhe hitin tjetër më të ri “FourFiveSeconds”, në bashkëpunim me Rihanna dhe Paul McCartney. Të tre ishin veshur me kostume të njëjta të zeza.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM