Ka vite që Rihanna është tërhequr disi nga muzika për t’ju përkushtuar biznesit të saj.
Para pak kohësh RiRi publikoi linjën e re të make up-it, të quajtuar “Fenty Beauty” dhe pikërisht për këtë arsye desitnacioni i rradhës për këngëtaren ishte qyteti Italian, Milano.
Me një fustan lëkure, Rihanna duket e mrekullueshme në Itali, duke treguar dhe se kishte rënë disa kilogramë pas kritikave pas daljeve të fundit. Por, ajo rrezikoi disi me fustanin e zgjedhur pasi ishte i ngushtë dhe dukej pak në siklet.
Megjithatë me paraqitjen e saj, 30-vjeçarja duket se ka arritur të bëjë për vete edhe një treg të rëndësishëm si Italia dhe mbi të gjitha një nga qytetet më të rëndësishëm të modës siç është Milano.