Nga fansat që e kanë takuar, tek të famshëm si Cardi B apo Jennifer Lawrence, të gjithë kanë një përshtypje të parë për Rihanna-n: AJO MBAN ERË SHUMË TË MIRË!
Pyetjes se “çfarë arome ka Rihanna” – në intervista, shumë njerëz i janë përgjigjur me era parajsë.
Pra, dukshëm Rihanna vjen erë të mirë dhe njerëzve u mbetet në mendje dhe pasi patë videon e postuar në Instagramin e saj, tani edhe ju doni të dini se ç’erë vjen Rihanna. Pikërisht këtu, hyn në treg edhe produkti i ri i kompanisë kozmetike të këngëtares, parfumi Fenty.
Rihanna krijoi një aromë të re, që sipas saj është “një përvojë thellësisht personale, e frymëzuar nga vendet dhe kujtimet që ajo më shumë si Bridgetoën, Barbados, Paris, New York, Los Angeles etj”.
“Kjo është gjëja që dua më shumë për parfumin: Është një përvojë, një kujtim i përfshirë në një aromë. Një erë që thjesht s’mund ta harroni kurrë”, tha ajo në një njoftim për shtyp.
Shishja do të jetë në ngjyrë kafe sepse “kjo është ngjyra e preferuar e këngëtares”.
“Kafja është ngjyra nga vij. Doja diçka kafe, por edhe transparente, që ju të shihni pak nga lëngu dhe aroma që do përjetoni”.
Pra, në shumë intervista gjatë gjithë këtyre viteve njerëzit kanë thënë se sa e paharrueshme është aroma e Rihanna-s. Tani, të gjithë mund të ndjejnë (thuajse) të njëjtën përvojë për $120. Kjo po që do të thotë t’i shndërrosh komplimentet në para!